Arian Tahiri falënderon qytetarët për fushatën: Do të jetësoj çdo premtim që ua kam dhënë

08 nëntor 2025 | 22:10

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka falënderuar qytetarët për fushatën e ‘’jashtëzakonshme, përbashkuese, me plot energji’’.

Tahiri ka thënë se nesër, kur do të mbahet edhe balotazhi, është dita se kur Mitrovica do të nis kapitullin e ri.

‘’Nis nga të gjithë ne. Nga secili prej jush. Nga një votë. Nga një vendim. Nga një akt guximi që e kam parë çdo ditë në fytyrat tuaja’’, ka thënë ai mes tjerash.

Tahiri ka thënë edhe se ai do ta nderojë besimin e qytetarëve dhe do ta jetësojë premtimet që ua ka dhënë.

Postimi:

Qytetarë të dashur,

Ju falënderoj të gjithëve për fushatën e jashtëzakonshme, fushatën përbashkuese, me plot energji.

Nesër është dita kur Mitrovica e nis kapitullin e ri.

Nis nga të gjithë ne. Nga secili prej jush. Nga një votë. Nga një vendim. Nga një akt guximi që e kam parë çdo ditë në fytyrat tuaja.

Unë, me gjithë forcën time, do ta nderoj besimin tuaj dhe do ta jetësoj çdo premtim që ua kam dhënë. E përsëris, çdo premtim që ua kam dhënë në çdo lagje e çdo fshat, për ju dhe për qytetin tonë.

Shumë të respektuar mitrovicas,

Le ta përfundojmë këtë fushatë siç e kemi nisur.

Me shpresë. Me guxim. Me besim në Zot.

Për çdo qytetar të Mitrovicës, e ardhmja fillon të dielën, këtu me ne!

Votoni për numrin 191.

Mitrovicë💚

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajrulla Çeku, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës,…