Arian Tahiri i PDK-së e Hysen Durmishi i VV-së shihen bashkë në urën e re të Mitrovicës
18 dhjetor 2025
| 17:30
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, është parë sot duke u përshëndetur me ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmish, tek ura e re për këmbësor në Mitrovicë.
Tahiri e Durmishi shihen duke biseduar gjatë qëndrimin të tyre në këtë urë, që u përurua të mërkurën më 17 dhejtor 2025.
Tahiri mbrëmë tregoi se ishte ai që kërkoi që edhe kjo urë të ndërtohej pasi ishte në planin e buxhetit të Komunës për vitin 2026 ndërsa një mbeshtetje financiare nga qeveria do të ishte e mirëpritur.



