Arian Tahiri i PDK-së: Ky është koalicioni i fitores për Mitrovicën

02 nëntor 2025 | 19:24

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka bërë të ditur sot nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për unitetin dhe zhvillimin e qytetit.

“Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në qytetin tonë,” ka deklaruar Tahiri.

“Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton,” ka shtuar ai.

Tahiri theksoi se bashkëpunimi është çelësi për t’i dhënë Mitrovicës energjinë dhe drejtimin që meriton:

“Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike. Ky është koalicion për Mitrovicën dhe mitrovicasit. Ky është koalicioni i fitores! Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) njofton se…