
Arian Tahiri i PDK-së viziton urën e re mbi Ibër
Nënkryetari i Komunës dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, bëhet politkani i parë që e bën “përhajër” uren e re mbi lumin Ibër, pasi sot ditën e nisi pikërisht duke vizituar këtë urë.
Duhet kujtuar që ishte vetë Tahiri së bashku me kryetarin e veriut Erden Atiq, që kishin kërkuar ndërtimin e dy urave.
Tahiri u prit nga punëkryesi Jahir Nimani i cili arriti ta përfundojë urën edhe para afatit.
Postimi i plotë nga Tahiri:
Ditën e nisa duke vizituar punimet që po bëhen në urën e re për vetura mbi lumin Ibër.
Punëtorët që nga ora 5:00 kanë dalë për t’i kryer punët e fundit, e unë i falenderova për angazhimin e jashtëzakonshëm që kjo urë të kryhet në afat rekord.
Jam i lumtur edhe me modifikimin e kyçjes në rrugën “Lah Nimani”, e cila tashmë do të çlirohet nga trafiku i dendur.
Së shpejti nisin punimet intensive edhe në urën tjetër për këmbësorë, e cila e kompleton shetitoren e re të KEJ-it.