Arian Tahiri mbledh mësimdhënësit dhe punonjësit e arsimit në Mitrovicë

29 shtator 2025 | 23:15

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka realizuar një takim me mësimdhënësit dhe punonjësit e arsimit në Mitrovicë. Tahiri ka premtuar se do ta vazhdojë investimin në arsim.

Postimi i plotë:

Një privilegj i madh të qëndroj sonte pranë mësimdhënësve dhe punonjësve të arsimit në qytetin tonë. Falë përkushtimit të tyre, shkollat dhe laboratorët janë përmirësuar dukshëm dhe çdo fëmijë ka mundësi më të mira për të mësuar.

Edhe në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë të investojmë në arsim.

✅ Ndërtimi i shkollave të reja dhe çerdheve
✅ Renovimi i disa shkollave ekzistuese
✅ Pajisje me laboratorë modernë
✅ Mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta
✅ Rritje të bursave për studentë
✅ Punësimi i psikologëve dhe asistentëve në çdo shkollë
✅ Përmirësimi i infrastrukturës së ngrohjes dhe ambienteve shkollore

Gjithmonë në mbështetje të arsimit. Gjithmonë në shërbim të Mitrovicës. #PDK191

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit, ka rikonfirmuar qëndrimin e qartë të…