
Arian Tahiri: Mitrovica ka nevojë për secilin qytetar të saj, dilni e votoni
12 tetor 2025
| 12:51
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka votuar për zgjedhjet lokale.
Ai ka shkruar në “Facebook” se Mitrovica ka nevojë për secilin qytetar të saj, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.
“Unë dhe Diana votuam me bindje dhe përgjegjësi për qytetin tonë. Mitrovica ka nevojë për secilin qytetar të saj. Dilni e votoni edhe ju. Së bashku vendosim për të ardhmen. Së bashku vendosim për Mitrovicën”, ka shkruar Tahiri.