
Arian Tahiri në Frashër: “Mitrovica është familja jonë e madhe”
28 shtator 2025
| 18:19
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Frashër, të cilët i dhanë përkrahje në kuadër të fushatës zgjedhore.
Tahiri tha se përkrahja që po merr në çdo lagje e fshat po e motivon edhe më shumë për të vazhduar angazhimin.
“Takime të tilla na japin forcë dhe na dëshmojnë se jemi në rrugën e duhur. Jemi bashkuar për Mitrovicën, sepse Mitrovica është familja jonë e madhe,” u shpreh ai.