
Arian Tahiri në Shipol: Kudo që janë qytetarët, aty do të jem gjithmonë edhe unë
15 tetor 2025
| 19:28
Të mërkurën, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën, Arian Tahiri ka vizituar Shipolin.
“Në Shipol, një ndalesë e shpejtë u kthye në një takim plot ngrohtësi, dashamirësi dhe përkrahje. Së bashku e vazhdojmë rrugën tonë, me respekt, përkushtim dhe punë për çdo qytetar”, shkroi ai.
Tahiri do të vazhdojë garën në balotazh me Faton Pecin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Mediat lokale të Mitrovicës, në anën tjetër kanë ngritur dyshime se po në Shipol, pati vjedhje votash nga Lëvizja Vetëvendosje në raundin e parë të mbajtur më 12 tetor.
Për dyshime të tilla në Mitrovicë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka nisur mbledhjen e informacioneve të martën.