
Arian Tahiri pas tubimit përmbyllës: Mitrovica është krenari, forcë dhe shtëpia jonë!
10 tetor 2025
| 22:35
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe pjesëmarrjen masive në tubimin përmbyllës të fushatës.
Ai tha se Mitrovica është krenari.
“Faleminderit, Mitrovicë! Faleminderit për përkrahjen e madhe, për këtë tubim të jashtëzakonshëm! Mitrovica është krenari, është forcë, është shtëpia jonë. Bashkë ecim përpara!”, ka shkruar Tahiri pas përfundimit të tubimit.