Arian Tahiri për takimin me Alban Hysenin te xhamia e madhe: Jemi miq prej kohësh
25 tetor 2025
| 23:24
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, është pyetur rreth disa fotografive ku ai është parë i afërt me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosjes.
Tahiri ka thënë se me Hysenin kanë respekt të ndërsjellë dhe se me të njihet prej kohës kur të dy kanë qenë pjesë e basketbollit kosovar.
“Kemi respekt reciprok me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni. Kemi qenë miq prej kohësh, për shkak se kemi qenë dytë basketbollistë profesionistë. Unë kam luajtur për Trepçën, Albani për Dritën e Gjilanit. Kam respekt maksimal për të”, ka thënë kandidati për kryetar të Mitrovicës.
Ai tutje ka treguar se ky ishte një takim i rastësishëm në oborrin e xhamisë qendrore në Mitrovicë dhe se e ka ftuar për drekë Hysenin.



