
Arian Tahiri premton zonë të dedikuar për bizneset dhe prodhuesit lokalë në Mitrovicë
Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka takuar dhjetëra biznese dhe punëtorë të Mitrovicës.
Ai ka premtuar të krijojë një zonë të dedikuar për bizneset e reja, zejtarët dhe prodhuesit lokalë, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe krijuar vende pune, përcjell Periskopi.
Tahiri ka premtuar ta krijojë edhe një Inkubator Biznesi për të rinjtë dhe startup-et, por edhe Festivalin Ekonomik Lokal si ngjarje vjetore për t’i promovuar prodhuesit, zejtarët dhe inovatorët e qytetit.
“Erdha edhe sot te bizneset për t’i diskutuar mundësitë e reja të mbështetjes. Si Kryetar i Mitrovicës, do ta krijoj një zonë të dedikuar për bizneset e reja, zejtarët dhe prodhuesit lokalë, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe krijuar vende pune. Gjithashtu, do ta krijoj një Inkubator Biznesi, ku të rinjtë dhe startup-et do të kenë mbështetje financiare, juridike dhe mentorim.
Mitrovica do ta organizojë edhe Festivalin Ekonomik Lokal si ngjarje vjetore për t’i promovuar prodhuesit, zejtarët dhe inovatorët e qytetit.
#PDK191
#PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri.