Arian Tahiri: Procesi i numërimit të votave në Mitrovicë ka nxjerrë në pah shqetësime serioze

11 nëntor 2025 | 22:41

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka shkruar në “Facebook” se procesi i numërimit të votave në Mitrovicë ka nxjerrë në pah shqetësime serioz.

“Të dashur qytetarë, procesi i numërimit të votave ka nxjerrë në pah shqetësime serioze, që kërkojnë verifikim të plotë dhe trajtim të drejtë ligjor. Kjo nuk është më çështje vetëm e rezultatit, por edhe e drejtësisë dhe parimeve demokratike. Unë dhe ekipi im jemi të përkushtuar ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës. Nga institucionet përgjegjëse, po ashtu, kërkojmë transparencë dhe ndershmëri, sepse demokracia jonë nuk mund të ndërtohet mbi parregullsi dhe manipulime zgjedhore. Mitrovica meriton drejtësi dhe përkushtimi ynë është i pakompromis për ta siguruar atë”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për zhvillimet në…