Arian Tahiri: Synim kam t’i bashkojë të gjithë qytetarët e Mitrovicës, jo vetëm votuesit e një partie

08 tetor 2025 | 21:40

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka deklaruar se në garën për zgjedhjet lokale synon të jetë kandidati i të gjithë qytetarëve, pa dallime politike.

Ai në Debat Plus, tha se dëshiron ta bashkojë Mitrovicën përtej ndarjeve partiake dhe ta kthejë fokusin tek qytetari.

Ai theksoi se fokus i tij do të jenë projektet strategjike për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Është garë interesante në Mitrovicë, synimi im është t’i bashkojë të gjithë qytetarët. Jo vetëm votuesit e një subjekti politik, dua ti respektoj të gjithë. Është një garë përtej partive politike, është një garë për qytetin me qytetarët dhe e kam edhe dëshirën edhe ambicien edhe motivin që secilën ditë të punojmë maksimalisht në Mitrovicë në mënyrë që të ketë projekte kapitale të rëndësishëm që do ta bëjnë krenare dhe të rëndësishëm për qytetin dhe qytetarët e Mitrovicës”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot qytetarët…