Arian Tahiri viziton familjen e heroit Harun Beka

16 tetor 2025 | 19:25

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka vizituar familjen e heroit Harun Beka.

Në këtë vizitë, Tahiri ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë e të frytshme me bacën Ahmet, vëllain e dëshmorit, duke theksuar se ata që dhanë jetën për lirinë e vendit nuk janë vetëm kujtim, por frymëzim për brezat që vijnë.

“Mitrovica u ndërtua me sakrificën e shumë brezave dhe është detyrim i yni t’i mbrojmë me dinjitet vlerat për të cilat ata kontribuan dhe dhanë jetën,” ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samsung vazhdon të vendosë standarde të reja në botën e…