Arian Tahiri viziton klubin e boksit ‘Trepça’: Dihet që Mitrovica e ka zemrën e kampionit

04 tetor 2025 | 15:31

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar Klubin e boksit “Trepça”.

Ai ka theksuar se klubi i boksit “Trepça” është vendi ku u krijuan legjendat dhe ku po rriten kampionët e rinj.

“Unë erdha këtu për t’i siguruar se do të kenë gjithçka që u duhet për t’i fituar betejat dhe për ta ngritur lart emrin e Mitrovicës. Dihet që Mitrovica e ka zemrën e kampionit”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale në Prishtinë me numër…