
Arian Tahiri viziton muzeun e Shashivar Begut, aty ku ruhen mbi 600 artefakte të çmuara
06 tetor 2025
| 11:10
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar muzeun e Shashivar Begut, aty ku ruhen mbi 600 artefakte të çmuara nga epoka të ndryshme.
“Në muzeun e Shashivar Begut ruhen mbi 600 artefakte të çmuara nga epoka të ndryshme. Së shpejti, Mitrovica do të pasurohet edhe me muzeun e historisë së qytetit, ku kujtesa, dhimbja dhe krenaria jonë do të gjejnë vend. Për çdo vizitor, ky muze do të jetë pasqyrë e qetë e së kaluarës, reflektim për të tashmen dhe frymëzim për të ardhmen”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.