
Arianit Islami emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil
14 tetor 2025
| 11:27
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), ka njoftuar se Arianit Islami është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm në këtë institucion.
AAC-ja ka bërë me dije se Islami ka përvojë mbi 20 vjet ë aviacion.
“Islami është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Aviacionit Civil të Francës (ENAC) në degën e komunikimit, navigimit dhe vëzhgimit të bazuar në satelit”, ka njoftuar ACC-ja.
Në vitin 2023, Islami ka doktoruar në laboratorin e ENAC-së dhe Universitetin Paul Sabatier në Tulluz, Francë në lëminë e menaxhimit të trafikut ajror.