Arianit Koci ofrohet si kundërkandidat i Glauk Konjufcës për postin e presidentit

05 mars 2026 | 10:59

Avokati Arianit Koci ka thënë se Kosova nuk mund të mbetet vazhdimisht në cikël zgjedhjesh dhe bllokadash.

Koci ka thënë se për të shmangur zgjedhjet e reja dhe bllokimin e institucioneve, ofrohet si kundërkandidat i Konjufcës, përkundër se e dinë se nuk ka gjasa.

“E di se nuk ka gjasa. Por, për të shmangur zgjedhje të reja dhe bllokimin e institucioneve, po ofrohem si kundërkandidat i Glauk Konjufcës. Mos harroni: me këtë raport të forcave, nuk besoj se edhe pas zgjedhjeve të reja do të ketë ndonjë rezultat që do ta ndryshojë esencialisht gjendjen. Çka bëjmë nëse VV prapë merr rezultat përafërsisht të njëjtë? A duam vazhdimisht të jemi në zgjedhje? Për ta formalizuar kandidimin duhen 30 nënshkrime deputetësh. Prandaj, i ftoj deputetët, qoftë të pozitës apo të opozitës, të m’i japin nënshkrimet sot, në mënyrë që të plotësohet kushti i dy kandidatëve për zgjedhjen e Presidentit. Me vetëdije dhe vullnet të plotë po e bëj këtë hap, edhe pse e di se mund të më dëmtojë personalisht. Megjithatë, kjo është një iniciativë që vendi të mos hyjë përsëri në cikël zgjedhjesh dhe bllokadash institucionale. Interesi i vendit tim është mbi mua. P.S. Askënd nuk e kam kontaktuar për t’ia kërkuar votën. As nuk e thërras. Këtë hap po e bëj si një qytetar që nuk dëshiron ta shohë vendin e tij keq”, ka shkruar Koci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV), parti në pushtet, e ka kandiduar Glauk…