Arifi: Le ta dijë gjithë bota mbarë se Albin Kurti ka përçarë shqiptarë

13 dhjetor 2023 | 13:19

Kryetar i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në llogarinë e tij në platformën “X”, Arifi ka përdorur një analogjisë të poezisë së Gjergj Fishtës për të përshkruar veprimet e kryeministrit Kurti, që po i bën në raport me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sipas tij, veprimet e Kurtit në raport me Luginën e Preshevës janë përçarëse.

“Për të kapur një analogji dhe përshtatur poezisë së Gjergj Fishtës dhe realitetit të sotëm: Dhe le ta dijë gjithë bota mbarë, se Albin Kurti ka përçarë shqiptar!”, ka shkruar Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë detaje për vendimin…