
Arifi: LV-ja nuk i ka votat për qeverinë Kurti 3
14 tetor 2025
| 12:52
Analisti Avni Arifi, ka vlerësuar që Vetëvendosje si partia e parë e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk do të mund ta formojë qeverinë e re.
Ai ka thënë se LV-ja nuk i ka numrat e nevojshëm.
“Sipas të gjitha gjasave, jo, sepse nuk i ka votat. Që nga 9 shkurti është abuzuar me deklaratën ‘i kam votat’. Kur vinte puna me votuar, i dilshin vetëm 58 deputetë. Tash i ka dy opsione, nëse mundet me bind Duda Baljen dhe Adem Hoxhën, dhe me korruptuar ndonjë deputet nga partitë opozitare”, ka thënë Arifi në emisionin “Ora 7” të “Klan Kosovës”.