Arifi: Nëse Kurti e do Abdixhikun president, votat i ka (VIDEO)
10 prill 2026
| 13:56
Partitë politike kanë afat deri më 28 prill për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, përndryshe vendi shkon në zgjedhje.
Opinionisti Avni Arifi ka deklaruar se gjithçka varet nga vullneti politik, duke përmendur edhe rolin e kryeministrit Albin Kurti në këtë proces.
“E vërteta është se nëse Kurti do që Lumir Abdixhiku me u bë president, votat i ka. Nëse konsiderojnë se Lumir Abdixhiku është zgjedhje më e mirë se Vjosa Osmani dhe i shërben interesave të Vetëvendosjes më shumë se Vjosa Osmani, atëherë demokracia ka ndodh”, tha Arifi.



