Arifi: Nuk do të ketë marrëveshje të reja, pa u zbatuar të vjetrat

20 shkurt 2018 | 15:07

Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi, ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Arifi me këtë rastka thënë se po synojnë që dialogu të jetë proces gjithëpërfshirës dhe ka njoftuar se në takimin e radhës më 26 të këtij muaji do të diskutohet për marrëveshjet e pazbatuar deri më tani.

“Do të bisedohet për implementimin e marrëveshjeve të arritura por që ka ngecje në implementim. Nëse e shihni pasqyrën do ta shihni që Kosova i ka kryer obligimet e saja. Ne si grup konsiderojmë që duhet të bisedojmë për të gjitha”, është shprehur ai.

Arifi ka propozuar që në delegacionin kosovar të ketë edhe përfaqësues nga partitë parlamentare.

Ai ka shtuar se nuk do të diskutohen tema të reja pa u bë njohje reciproke në mes dy shteteve

“Sa herë që kemi takime në Bruksel jemi të gatshëm të takohemi me ju. Nuk po shkojmë në Bruksel për çështje të reja por për çështjet e ekzistuese. Kjo qeveri nuk e pranon asociacion i cili përmban shkelje kushtetuese”, ka deklaruar ai.

“Nuk do të ketë marrëveshje të reja pa u arritur marrëveshjet e vjetra dhe njohja reciproke. Qëllimi i këtij dialogu është normalizimi i raporteve Kosovë serbi dhe ky normalizim nuk mund të ndodhë pa njohje reciproke”, ka thënë Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në…