Arifi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i drejtë

10 gusht 2025 | 19:30

Opinionisti Avni Arifi në “Info Magazinë” të Klan Kosovës ka komentuar mbi mundësinë e zgjedhjeve të dyfishta.

Arifi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë vendim i drejtë, i pritshëm dhe në frymën kushtetuese.

Derisa shton se përbërja e Gjykatës Kushtetuese është e njëjta nga ajo që e ka sjell këtë qeveri.

“Shumë zhurmë po bëhet për këtë afatizimin mirëpo është në frymën e Kushtetutës, ka qenë edhe në Bosnje e njëjta situatë në vitin 2010 dhe 2018, që ajo që ka thënë Gjykata Kushtetuese nuk ka ekzistu në Kushtetutën e Bosnje Hercegovinës, por Komisioni i Venecias e ka leju këtë se është masë antiblloking”, tha Arifi.

Tutje, Arifi tha presidentja Vjosa Osmani i ka bërë shërbim Kosovës, kur doli të flas në atë mënyrë për gjyqtarin Ladomir Llaban, sepse sipas tij, këtë mënyrë tregoi se ‘i shërben interesave të VV’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka…