Arijon Ibrahimoviq prezantohet Heidenheimi

25 qershor 2025 | 12:29

Arijon Ibrahimoviq ka firmosur me Heidenheim në Gjermani. Lëvizje surprizuese nga lojtari i Bayernit, për të cilin pritej firma me Nurnberg. Talenti 19-vjeçar ka kryer testet mjekësore sot dhe klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen.

Ibrahimoviq qëndroi te Lazio në huazim së fundmi, ndërsa klubi i Seria A nuk aktivizoi opsionin e blerjes. Tashmë mbetet për t’u parë si do shkojë eksperienca e re në Gjermani.

Klubi i Heidenheim do të luajë sërish në elitë, pasi siguroi me vështirësi mbijetesën. Kujtojmë se për Arijon Ibrahimoviq është shfaqur interes nga Kombëtarja shqiptare. Deri tani ai ka luajtur vetëm me Gjermaninë e moshave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në rajonin…