Arilena Ara merr gjithë vëmendjen me fotot e fundit

04 mars 2021 | 14:03

Arilena Ara është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Këngëtarja shfaqet gjithmonë e kuruar në çdo detaj në publik, por asnjëherë me makijazh të theksuar.

Madje ajo herë pas here shfaqet edhe pa pikë makijazhi në fytyrë, duke treguar se është shumë e ëmbël. E kështu ka bërë edhe ditën e sotme.

“Mirëmëngjesi”, ka shkruar Arilena në foton e postuar në “Instagram”, ku shfaqet “ujë e sapun”. Ndërkohë në kokë mban një kapuç ngjyrë gri.

Gjithashtu edhe pëlqimet dhe komplimentet kanë qenë të shumta në foton në fjalë, ku fansat i shkruajnë: “Dritë e bukur”.

Ndërkohë kujtojmë se, dy muaj më parë ka publikuar bashkëpunimin me Alban Skenderaj “A i sheh”.

“Dritë e bukur”/ Arilena Ara merr gjithë vëmendjen me

“Dritë e bukur”/ Arilena Ara merr gjithë vëmendjen me

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti i kërkimit në internet, “Google”, ka premtuar se do…