Arjeta Islami, kandidate për Asamblenë Komunale në Viti

13 shtator 2025 | 14:05

Arjeta Islami, nga Vitia, ka shpallur kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale në Viti.

Arjeta do të garojë si pjesë e ekipit të kryetarit aktual të komunës, Sokol Haliti.

Me një përvojë mbi 15-vjeçare në menaxhimin e biznesit të saj, Islami thekson se përgjegjësia, transparenca dhe bashkëpunimi me qytetarët kanë qenë udhërrëfyes në punën e saj të deritanishme.

“Puna ime më ka bindur se përkushtimi dhe serioziteti sjellin rezultate konkrete. Me këtë përvojë dhe me përgjegjësi të plotë, kam vendosur të kandidoj për Asamblenë Komunale në Viti”, ka thënë Islami.

Ajo tha se përmes angazhimit të saj dëshiron të kontribuojë në vazhdimin e projekteve të nisura dhe në zhvillimin e mëtejshëm të komunës në vitet që vijnë.

Postimi i plotë i Arjeta Islamit:

Të nderuar qytetarë,

Unë jam Arjeta Islami nga Vitia. Prej 15 vitesh punoj si menaxhere në biznesin tim, ku përvoja më ka mësuar se sa e rëndësishme është që vendimet të merren me përgjegjësi, transparencë dhe në bashkëpunim me qytetarët.

Puna ime më ka bindur se përkushtimi dhe serioziteti sjellin rezultate konkrete. Me këtë përvojë dhe me përgjegjësi të plotë, kam vendosur të kandidoj për Asamblenë Komunale në Viti, në ekipin e kryetarit Sokol Haliti.

Së bashku do ta vazhdojmë punën e mirë edhe për katër vitet e ardhshme.

🗳️ Voto për kryetar 113 – Sokol Haliti
🗳️ Voto për 22 – Arjeta Islami

Na prift e Mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shukri Buja, kandidati për Kryetar të Komunës së Lipjanit nga…