Arjola e pranon: Kam bërë shumë audicione, e famshme u bëra…

08 nëntor 2020 | 14:52

“Më shumë burrë sesa femër”, Arjola Demiri e

Ajo është një nga aktoret më të dashura dhe më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Është fjala për Arjola Demirin, e cila është e angazhuar në spektaklin e humorit “Portokalli” me rolin e saj te  “Çifti i Lumtur”.

Këtë të diel, Demiri ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, ku u shpreh se ka vetëm pesë vite që është përfshirë në aktrim. Aktorja theksoi se ka realizuar shumë audicione, por nuk i kalonte ato.

“Më shumë burrë sesa femër”, Arjola Demiri e

Rrugë karrierës së bukuroshes i hapi përfshirja në serialin “O Sa Mirë”, një ekskluzivitet i “DigitAlb-it”. Arjola zbuloi se ishte e njohur nga trevat shqiptare, por brenda në Shqipëri është bërë e njohur vetëm së fundmi. “Zhurmuesit në veshët e mi kanë ardhur që unë kam bërë një karrierë shumë të shpejtë. Kjo është shumë e vërtetë, sepse unë më 21 nëntor bëj katër vite që kam nisur karrierën. Unë po them katër vite si aktore, prezantuese, e shumë shumë gjëra. Unë jam marrë për gjëra shumë të vogla. Me organizimin e festivaleve për fëmijë, të drejtat e fëmijëve. U gjenda në momentin e duhur, në “O Sa Mirë”. Ky ishte një fat, sepse kisha katër vite që vija në audicione pafund në Tiranë dhe nuk ma dha askush fatin. U desh që të performoja si një vajzë e egër, më shumë burrë sesa femër, megjithëse ishte provuar disa herë ky rol nga shumë vajza, roli që bëra kishte një bujë të madhe. Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni dhe shqiptarët në emigrim më kanë njohur, Shqipëria nuk më ka njohur”, tha Arjola.

“Më shumë burrë sesa femër”, Arjola Demiri e

“Më shumë burrë sesa femër”, Arjola Demiri e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se ushtria e…