ARKEP me përfaqësim të barabartë në nivelin evropian

25 mars 2019 | 19:55

Kryetari i bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi, ka bërë të ditur se ka pranuar letrën e Drejtorit Gjeneral për Komunikim dhe Rrjete të Komisionit Evropian të BE-së, Roberto Viola, përmes së cilës është njoftuar për vendimin e Komisionit Evropian, përkatësisht komisioneres Mariya Gabriel, për pjesëmarrje të Autoritetit Rregullativ të komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) të Kosovës në të gjitha nivelet e punës së Entit të Rregullatorëve Evropianë për Komunikime Elektronike (BEREC).

Siç ka shkruar Gashi, ky është një hap shumë me rëndësi që mundëson përfaqësim të barabartë të ARKEP në nivelin më të lartë evropian të organizimit të rregullatorëve.

“Një hap i arritur pas një pune të madhe në përfaqësim të ARKEP në nivelin ndërkombëtar e që mundëson ta kemi zërin tonë në vendimmarrjen evropiane në fushën e komunikimeve elektronike, si dhe të kemi qasje direkte në ekspertizën evropiane në lidhje me fushën e komunikimeve elektronike”, ka shkruar Gashi.

“Falënderoj posaçërisht znj. Gabriel dhe z. Viola për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për pjesëmarrje të barabartë me vendet e tjera evropiane në këtë forum”, ka përfunduar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur më pak se një orë deri në fillimin…