Armand Duka i vetëm në garën për President të FSHF-së, gazetari Blendi Fevziu kandidat për Komitetin Ekzekutiv!

29 janar 2026 | 18:42

Komisioni i Verifikimit i FSHF zhvilloi mbledhjen e radhës për verifikimin e kandidaturave për President, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv dhe delegatët e Asamblesë, pas përfundimit të afatit zyrtar të aplikimeve. Komisioni konstatoi se të gjitha propozimet janë shqyrtuar në përputhje me kriteret statutore dhe ligjore.

Në përfundim të procesit, u zyrtarizuan 13 kandidatë për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, të cilët kanë marrë dy propozimet e nevojshme nga anëtarët e Asamblesë.

Kandidatët janë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

Për postin e Presidentit të FSHF është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës. Gjithashtu, u zyrtarizua lista e delegatëve për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.

Asambleja do të mbahet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv për mandatin katërvjeçar.

#DueliSportiv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën pasdite, në Veternik të Prishtinës u gjet pa…