Armand Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

08 tetor 2025 | 15:04

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është përzgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations Committee) për një periudhë katërvjeçare.

Ky komitet luan një rol kyç në mbështetjen e federatave anëtare për zhvillimin institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e standardeve të qeverisjes së mirë në futbollin ndërkombëtar.

Duka, i cili mban gjithashtu postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s, është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të institucionit dhe kryeson Komitetin e Medias pranë UEFA-s.

“Jam i nderuar dhe thellësisht mirënjohës për besimin që më është dhënë, duke u zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s për katër vitet e ardhshme. Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por mbi të gjitha një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar dhe për rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka thënë Duka pas zgjedhjes në këtë pozitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në një takim…