
Armenda Berani-Shala, 12-shja e PDK-së: Mitrovica që duam nuk ndërtohet pa gratë e saj
09 tetor 2025
| 01:35
Kandidatja për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së, me numër 12, Armenda Berani-Shala, ka theksuar rëndësinë e grave në procesin e ndryshimit që po synon Mitrovica.
Në një takim të zhvilluar bashkë me kandidatin për kryetar, Arian Tahiri, Berani-Shala është takuar me shumë gra të qytetit, të cilat – siç tha ajo – kërkojnë mundësi të barabarta dhe respekt institucional.
Ajo kujtoi se disa ditë më parë ka prezantuar 12 zotime konkrete për fuqizimin e grave në Mitrovicë, që përfshijnë mbështetje për nënat lehona, subvencione për bizneset e vogla dhe garantim të pronësisë për gratë.
“Mitrovica që duam nuk ndërtohet pa gratë e saj”, u shpreh Berani-Shala, duke shtuar se këto zotime tashmë po kthehen në plane konkrete pune.