
Armenda Berani – Shala, kandidate për asamble: Bizneset lokale janë zemra e Mitrovicës
19 shtator 2025
| 13:56
Armenda Berani – Shala, kandidate e PDK-së për asambliste në komunën e Mitrovicës së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj partie, Arian Tahiri dhe bashkëpatiakë, kanë vizituar kompaninë “Lili Ceramics”.
Ajo ka ndarë një video në rrjetet sociale gjatë kësaj vizite, duke theksuar se bizneset lokale janë zemra e Mitrovicës, dhe mbështetja e tyre është investim në të ardhmen e qytetit tonë.
“Familja Shala, me katër vëllezër të bashkuar, na jep shembullin se puna dhe uniteti sjellin sukses. Së bashku me kryetarin në ardhje, Arian Tahiri, vizituam Lili Qeramika – krenari e kreativitetit vendor. Bizneset tona lokale janë zemra e Mitrovicës, dhe mbështetja e tyre është investim në të ardhmen e qytetit tonë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.