
Armenda Berani-Shala mban takim në lagjen e saj, kërkon mbështetjen për në asamble
Kandidatja e PDK-së për asambliste në Mitrovicë, Armenda Berani-Shala, e cila mban numrin 12 në listën e kësaj partie, ka mbajtur takim me banorët e lagjes së saj, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për kryetar të kësaj komune Arian Tahiri.
Ajo në fjalimin e saj tha se ishte një ndjenjë e veçantë të fliste para njerëzve të lagjes së saj.
Armenda Berani-Shala ka thënë se me PDK-në do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për lagjet, për qytetin dhe për gjithë Mitrovicën.
“Në lagjen time të zemrës. Aty ku jam rritur, jam formuar dhe kam kaluar vitet më të bukura të fëmijërisë, sot mbajtëm një tubim të paharruar bashkë me kryetarin në ardhje Arian Tahiri. Na nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe z. Avni Kastrati, duke treguar mbështetjen dhe besimin për drejtimin që kemi marrë. Të flisja sot para njerëzve të lagjes sime ku jam rrit dhe formuar, ishte një ndjenjë e veçantë, sepse këto rrugë, këto shtëpi dhe këta njerëz janë pjesë e historisë time më të ndritshme që më ka shtyrë gjithmonë përpara. Ky takim nuk ishte vetëm politik, por një dëshmi e lidhjes së fortë që kemi me njëri-tjetrin dhe me qytetin. Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për lagjen tonë, për qytetin tonë dhe për gjithë Mitrovicën tonë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.