
Armëpushimi në Lindjen e Mesme, Trump “shumë krenar”
Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur krenar për Izraelin dhe Iranin që ranë dakord për një armëpushim.
Duke folur në samitin e NATO-s në Hagë të Holandës, ai tha se armëpushimi ishte “shumë i mirë”.
I pyetur në lidhje me raportet e inteligjencës amerikane që sugjeronin se sulmet nuk shkatërruan vendet bërthamore të Iranit, Trump nuk u pajtua dhe tha se ishte “zhdukje virtuale”.
“Unë besoj se ishte zhdukje totale, besoj se ata nuk kishin një shans për të nxjerrë asgjë sepse ne vepruam shpejt. Është e vështirë të hiqet ai lloj materiali – shumë i fortë dhe shumë i rrezikshëm”, shtoi Trump.
Presidenti amerikan u pyet gjithashtu në lidhje me kërcënimet iraniane për të vazhduar pasurimin e uraniumit dhe tha: “Gjëja e fundit që ata duan të bëjnë është të pasurojnë diçka tani. Ata duan të rikuperohen. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”.