Armëpushimi ShBA – Iran i pasigurt, në tregje sërish rriten çmimet e naftës

09 prill 2026 | 09:33

Çmimet e naftës kanë shënuar sërish rritje të enjten, vetëm një ditë pasi ato filluan të bien pas marrëveshjes së armëpushimit dyjavor ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 2.2% në 96.70 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në ShBA, West Texas Intermediate, u rrit me 2.8% në 96.90 dollarë, raporton BBC.

Por, Irani ka pretenduar se armëpushimi ka filluar të thyhet pasi Izraeli vazhdoi sulmet në Liban, duke mbyllur sërish Ngushticën e Hormuzit.

Brent fillimisht ra me 15% në më pak se 92 dollarë për fuçi të mërkurën, pas njoftimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, megjithëse çmimet u rritën sërish më vonë gjatë ditës.

Çmimet e naftës janë ende shumë më të larta se sa ishin para se të fillonte lufta më 28 shkurt.

“Kostoja e naftës së papërpunuar është rritur për shkak të sugjerimeve se bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së janë ende të brishta”, tha strategu i bankës OCBC, Sim Moh Siong.

Ai tha se rrjedha e dërgesave të energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit do të jetë fokusi kryesor i tregut në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Komunikimit i Turqisë, Burhanettin Duran, ka deklaruar se…