Armët perëndimore na kanë ndihmuar kundër rusëve, duam të tjera

07 korrik 2022 | 08:39

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se luftëtarët ukrainas po kryejnë sulme mbi logjistikën ruse falë armëve që ua dhuroi Perëndimi.

Ai tha se sulmet kanë ndikuar që të shkurtohen ofensivat e Moskës.

“Artileria perëndimore ka filluar të ketë ndikim të madh. Saktësia e tyre ishte pikërisht ajo çfarë na duhej. Por, na duhen edhe armë të tjera”, shtoi Zelensky.

Megjithatë, Kievi vazhdimisht po bën thirrje që Perëndimi t’i dërgojë më shumë armë që ta ndalë agresionin rus në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sa mund të ndikojë konflikti i Ukrainës në Ballkanin Perëndimor?…