Aro Muriq: Gjithmonë kënaqësi të luash për Kosovën, do t’ua shpaguajmë besimin

14 shtator 2023 | 14:20

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq ka reaguar me anë të postimi në rrjetet sociale, pas kritikave të shumta të ekipit pas humbjes së Kosovës nga Rumania.

Kosova u mposht 2-0 nga Rumania në “Arena Nationale” në kuadër të Grupit I për eliminatoret e Euro 2024.

Megjithatë, pati shumë tensione dhe ndërprerje për gati një orë shkaku i banerit të shfaqur nga tifozët rumun, ku shkruante “Kosova është Serbi”.

Përveç kësaj, lojtarët e Kosovës u kritikuan shumë pas humbjes, por portieri Muriq, i cili ishte nga të paktët që u lëvdua, ka reaguar në profilin privat në Instagram, duke thënë se është gjithmonë kënaqësi të luash për Kosovën.

Ai shtoi se ekipi mëson vazhdimisht dhe do të rikthehet edhe më i fortë, për t’ua shpaguar të gjithëve besimin.

“Gjithmonë kënaqësi për të luajtur për këtë vend, Faleminderit për mbështetjen, të gjithë ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar fillimisht Muriq në profilin e tij.

“Ne përqendrohemi te futbolli, edhe nëse është i vështirë në rrethana si dje! Ecja përpara, gjithçka në të cilën mund të fokusohemi është të edukojmë brezin e ardhshëm dhe t’i lëmë paraqitjet tona në fushë të kapërcejnë çdo pengesë!”.

“Jemi një skuadër e re e shkëlqyer, vazhdimisht mësojmë dhe besoj se do të rikthehemi më të fortë me më shumë zjarr dhe do të luftojmë për t’ua shpaguar të gjithë atyre që kanë besuar tek ne”, përfundon shkrimin e tij portieri i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka folur pas takimit në…