Aro Muriq largohet nga Sassuolo
13 maj 2026
| 14:25
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, i cili ishte huazuar nga Ipswichi te Sassuolo në verën e vitit 2025 me një opsion blerjeje të vendosur për rreth 10 milionë euro, ka bërë me dije se nuk do të luaj më për klubin italian.
“Nuk kam ndërmend të luajë për Sasuolon sezonin e ardhshëm. Me përfundimin e huazimit tim, koha ime këtu ka mbaruar. E kam informuar klubin se nuk dua të qëndroj këtu pas këtij sezoni për arsye personale”, ka thënë ai “GianlucaDiMarzio”.
Muriqi ka luajtur vazhdimisht këtë sezon, duke u paraqitur në 32 ndeshje, duke mbajtur portën e paprekur në gjashtë ndeshje. Portieri 27-vjeçar, ka kontratë me Ipswichin deri në verën e vitit 2028.



