Arrestime dhe sekuestrime në Kaçanik, Shtime dhe Gjakovë

14 shtator 2025 | 09:17

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24-orësh disa kontrolle dhe arrestime për armë pa leje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Pas disa të shtënave me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në Sllatinë të Kaçanikut, policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja. Në këtë rast është arrestuar një mashkull kosovar, nga i cili është konfiskuar arma e tipit CZ-P-10 kalibri 9mm. Autoritetet kompetente janë njoftuar dhe rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

Në Carralevë të Shtimes, dje  një person ka shtënë me armë zjarri në ajër. Në dy lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja me gaz. Sipas, pollicisë, i dyshuari ka dorëzuar armën revole me gaz në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, janë evidentuar tri raste të ndara të arrestimeve lidhur me posedim të paautorizuar të narkotikëve.

“Në rrugën “Gasper Karaqi” është arrestuar një person me 5.44 gram substancë narkotike. Në Bishtazhin, një tjetër është arrestuar me 21.47 gram marihuanë, por më pas është liruar në procedurë të rregullt. Po ashtu, në rrugën “Gasper Karaqi” janë arrestuar dy persona të tjerë me 69.07 gram marihuanë, të cilët janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit”, njofton policia.

Policia e Kosovës vazhdon hetimet dhe thekson përkushtimin në luftën kundër posedimit të paautorizuar të armëve dhe substancave narkotike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Nadakovc të Vushtrrisë dy persona pas një mosmarrëveshje të…