
Arrestimi i Molliqajt, Mushkolaj: I panevojshëm ky spektakël i policisë
01 shkurt 2022
| 21:07
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar për arrestimin e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt.
Mushkolaj ka shkruar në “Facebook” se arrestimi i Molliqajt ishte i panevojshëm.
“Dardani dje ka mbajtë konferencë publike për media në selinë e partisë. Sot e kam taku n’qytet. Policia nuk e arrestoi as dje, as sot ditën. E arrestoi sonte, para intervistës n’T7. E panevojshme të arrestohet nga dhjetëra policë. I panevojshëm ky spektakël i policisë. Të panevojshëm këta filma të pushtetit”, ka shkruar Mushkolaj.