Arrestohen 11 persona për trafikim droge në Itali, tre prej tyre janë shqiptarë
12 maj 2020
| 09:36
Policia italiane në Ravena ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 11 urdhër arreste, nga të cilët tre janë shtetas shqiptarë. Të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Në operacionin e koduar “Robbed Cheese” u angazhuan 50 forca policie, ndërsa janë kontrolluar shumë banesa dhe aktivitetet tregtare. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge, armë e para kesh. Rreth mesditës priten të zbardhen hollësitë e operacionit të mëngjesit.



