Arrestohen 201 burra lakuriq, u kapën në një “qendër seksi”

01 dhjetor 2025 | 18:54

201 burra lakuriq të arrestuar në një “qendër shëndetësore” vetëm për meshkuj, janë liruar pasi u zbulua një qendër seksi.

Lirimet pasuan zbulimin e së premtes së kaluar të një qendre seksi vetëm për meshkuj që vepronte nën “maskën” e një qendre shëndetësore në Kuala Lampur.

Policia kishte monitoruar ambientet e Chow Kit përpara se të kryente një bastisje, gjatë së cilës gjeti 201 burra lakuriq, secili i mbuluar vetëm me një peshqir, të cilët u arrestuan më pas, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raporteve lokale, çështja u rrëzua sepse asnjë nga individët e përfshirë nuk pretendoi të ishte viktimë.

Shefi i policisë së qytetit Datuk, Fadil Marsus tha se Gjykata hodhi poshtë kërkesën e policisë për urdhër paraburgimi.

Ai shpjegoi se oficerët që hetonin çështjen nuk ishin në gjendje të vazhdonin sepse “asnjëri prej tyre nuk pranoi të ishte viktimë e shfrytëzimit kështu që çështja është mbyllur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banori i Big Brother VIP Kosova, Edi është shprehur i…