Arrestohen 544 persona në Turqi – thuhet se kishin lidhje me Gulenin

14 maj 2024 | 22:53

Në Turqi, 544 persona u arrestuan për lidhjet e tyre me Fethullah Gulenin. Sipas medieve autoritetet turke kanë arrestuar 544 persona të dyshuar për lidhje me predikuesin Gulen.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e akuzon klerikun fetar si organizator të përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016.

544 persona u arrestuan në operacionin e kryer në 62 nga 81 provincat e Turqisë, ka njoftuar ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaya.

“Operacionet tona do të vazhdojnë me vendosmëri me përpjekjet superiore të forcave tona të sigurisë për paqen, unitetin dhe solidaritetin e kombit tonë të dashur”, ka shkruar ai në platformën X.

Të dyshuarit akuzohen se kanë aplikuar për provimin e shërbimit civil me urdhër të lëvizjes Gulen dhe kanë përdorur sistemin e koduar të komunikimit Bylock.

Ndryshe, Erdogan dhe Gulen dikur ishin miq të mirë gjersa tani kleriku turk jeton dhe vepron në Pensilvani. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey…