
Arrestohen dy persona për fajde dhe shpëlarje të parave
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar se me urdhër të kësaj prokurorie, është zhvilluar një operacion për bastisje në lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, ku janë arrestuar dy persona me inicialet R.J dhe H.D.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se operacioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, me ç’rast kanë arrestuar të pandehurin R.J, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Fajde” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprën penale “Shpëlarja e parave” nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 dhe 2 te Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit.
“Po ashtu, me urdhër të kësaj prokurorie nga Policia e Kosovës, është arrestuar edhe personi me inicialet H.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Fajde’ nga neni nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Gjithashtu, ju njoftojmë se dy personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 3 130 euro, dy telefona, si dhe 40 dollarë”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.