Arrestohen dy persona për tentim grabitje të armatosur

26 dhjetor 2019 | 13:37

Sot nga Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh), janë arrestuar dy persona të dyshuar për tentim grabitje të armatosur.

Aksioni është kryer rreth orës 03:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, nga NjRSh-ja, ku janë ndalur dy persona të dyshuar, të cilët po qarkullonin me veturën e tipit VW Polo (me tabela te një automjeti tjetër).

Gjatë kontrollimit të tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar: një armë automatike AK 47, një karikator me 6 fishekë, tri palë doreza, targat e veturës (që dyshohen të jenë të vjedhura) dhe vetura si dhe gjësende të tjera, të cilat mund shërbejnë si dëshmi në procedurë.

“Personat e arrestuar, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë: D. T, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. B, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit nga ana e hetuesve rajonal si dhe marrjes së vendimit nga ana e prokurorit janë dërguar në qendrën mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale para se rasti t’i kaloj institucioneve kompetente. Ndaj tyre janë iniciuar rastet: Grabitje në tentativë, vjedhje e rëndë, dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, është bërë me dije në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku pak orë para fillimit…