
Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) – Prishtinë, të në Shipol të Mitrovicës së jugut kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.
Rasti ka ndodhur më 14 shkurt të vitit 2025, në rrugën “Epiri” në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku janë shkaktuar dëm të konsiderueshme nga zjarri.
Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policor të NjHP-së , kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve: F. S, 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës si dhe M.M, 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë.
“Personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor”, ka njoftuar policia.