
Arrestohen dy shtetasë të huaj në Podujevë
09 korrik 2025
| 11:12
Të martën janë arrestuar dy persona në Podujevë pasi të njëjtit dyshohet se janë rrahur mes vete. Sipas policisë deri tek konflikti mes tyre ka ardhur pas një mosmarrëveshje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e huaj, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin”.
“ Të dyshuarit pas tretmanit mjekësor janë intervistuar, dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.