Arrestohen dy të dyshuar në Istog për vjedhje të mjeteve të punës

24 shkurt 2020 | 15:56

Në Stacionin Policor në Istog, më 21 shkurt është paraqitur një rast ‘vjedhje’ nga viktima i cili deklaron se në vendin e tij të punës i janë vjedhur mjete të punës.

Më 23 shkurt, rreth orës 16:00, pas një hetimi paraprak janë arrestuar të dyshuarit:  S. M. dhe F. B.

Gjërat e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari i dytë dhe të njëjtat janë sekuestruar për t’ia kthyer pronarit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) ka lëshuar të hënën fletëzotimin…