Arrestohen dy zyrtarë policorë, rrahën 16-vjeçarin në Pejë

25 korrik 2020 | 10:37

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy zyrtarë policorë për rrahjen e një 16-vjecari në Pejë.

Përmes një komunikate për media, IPK-ja ka bëre me dije se ata janë arrestuar dje në orët e mbrëmjes.

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i lehtë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

Njëri nga zyrtarët policorë tashmë të arrestuar është i dyshuar edhe për kanosje ndaj një dëshmitari të këtij incidenti.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të marr pjesë në…