
Arrestohen dy zyrtarë të Agjencinë Qendrore të Prokurimit, dyshohet se u përfshinë në marrje ryshfeti
11 shtator 2021
| 00:00
Tre persona, dy prej tyre zyrtarë të Agjencinë Qendrore të Prokurimit, janë arrestuar gjatë ditës së sotme nën dyshimin për korrupsion.
Polica e Kosovës ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se arrestimet janë kryer gjatë një operacioni nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës. “Në operacioni realizuar në rajonin e Prishtinës, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës janë arrestuar tre (3) personave të dyshuar, dy (2) prej tyre punonjës në agjencinë qendrore të prokurimit, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.